Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Demaku shënon sërish në Austri

Vesel Demaku

Vesel Demaku e ka shënuar golin e dytë në tri ndeshjet e fundit në Austri për Altachun. Goli i shënuar të shtunën ishte i pari në kampionatin aktual, kurse më 1 maj realizoi në finale të Kupës së Austrisë, në humbjen 4:2 nga LASK-u. 

Mesfushori i Kosovës të shtunën realizoi gol për Altachun që barazoi 2:2 në udhëtim te Grazeri, në ndeshjen e xhiros së 31-të të elitës austriake të futbollit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demaku shënoi për 2:0 në minutën e 59-të. 

Por, skuadra e tij pranoi dy gola në minutën e 87-të dhe të 98-të dhe barazoi 2:2. 

Demaku luajti deri në minutën e 85-të. 

Altachu i ka 24 pikë në vendin e 10-të, sa kanë edhe Grazeri dhe Tiroli.