Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tirana ndan rrugët me Ardian Nuhiun

Ardian Nuhiu

Klubi i futbollit Tirana ka ndarë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se bashkëpunimi me Nuhiun është ndërprerë në mënyrë konsensuale.

“KF Tirana shpreh falënderimet më të sinqerta për trajnerin Ardian Nuhiu për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë drejtimit të skuadrës sonë. Gjatë bashkëpunimit, ai ka dhënë maksimumin për ngjyrat bardheblu, duke punuar me pasion, korrektësi dhe respekt për klubin dhe tifozët tanë. I urojmë suksese në karrierën e tij profesionale”, shkruan në njoftimin e klubit tiranas.

Trajneri 47-vjeçar më herët ka punuar në Kosovë te Drita dhe Gjilani. Ka drejtuar po ashtu edhe Shkëndijën e Tetovës dhe Shkupin.

Tirana zë vendin e parafundit me 21 pikë.