Atdhe Nuhiu ia ka siguruar një pikë skuadrës së Altachut në elitën e futbollit të Austrisë.
Nuhiu me Altachun e zhvilluan ndeshjen e xhiros së 26-të, por janë në grupin që lufton për të mbetur në ligë.
Altachu dhe Riedi u ndanë baras, 1:1.
Me këtë barazim, Altachu ka 13 pikë në vendin e parafundit, vetëm dy më shumë se Riedi i vendit të fundit.
Ish-sulmuesi i Kosovës e kompletoi këtë ballafaqim, ndërsa golin për 1:1 e realizoi në minutën e 74-t.
33-vjeçari në këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuuar me dy asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat me Altachun.
Artikuj të ngjashëm