Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Altachu eliminon Linzin nga Kupa, Nuhiu asiston

Altachu e ka eliminuar Linzin nga Kupa e Austrisë dhe është kualifikuar në çerekfinale.

Altachu të enjten mbrëma fitoi ndaj Linzit me rezultatin 2:0, ndërsa kontribut ka dhënë Atdhe Nuhiu, ish-sulmuesi i Kosovës.

Nuhiu asistoi në golin për 2:0, në minutën e 73-të.

34-vjeçari në këtë edicion ka dy gola të shënuar e dy asistime. Nuhiu e kompletoi ndeshjen.