Albin Gashi ka shënuar gol, ndërsa Dion Kaçuri asistoi të dielën. Por goli i Gashit dh asistimi i Kaçurit nuk i mjaftuan ekipit austriak, Austria Lustenau.
Austria Lustenau humbi 4:3 nga Hartbergu të dielën, në kuadër të xhiros së tetë të Bundesligës austriake.
Gashi e shënoi golin në minutën e 11-të, kurse Kaçuri asistoi për golin e tretë.
Gashi luajti deri në minutën e 69-të, kurse Kaçuri kompletoi takimin.
Mesfushori i Kosovës, Kaçuri, ishte prej më të mirëve.