Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu: Kishim mundësitë dhe rastet tona

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, tha se tani fokusi do të jetë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës, që nis më 13 gusht.

Drita u eliminua nga Liga e Konferencave, pasi humbi të enjten në Prishtinë nga Antwerpi (0:2) në ndeshjen kthyese.

“Futbollistët duhet të përgatiten për kampionat. Kemi shumë punë, pasi kampionati po rritet dhe skuadrat tona po paraqiten mirë në arenën ndërkombëtare. Kishim mundësitë dhe rastet tona, por nuk arritëm t’i realizojmë, megjithatë kishim një paraqitje të mirë”, u shpreh Nuhiu.