Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuhiu kërkon që të harrohet sa më shpejt humbja në derbi

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka insistuar se duhet ta harrojnë sa më shpejt humbjen ndaj skuadrës së Gjilanit në ndeshjen derbi të xhiros së 15 të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita pësoi humbje me rezultatin 1:0, e cila i kushtoi me rënien në pozitën e tretë në tabelë me 25 pikë, tri më pak se Gjilani që është lider.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuhiu tha se ekipi i tij, fokusin menjëherë do ta kthejë te ndeshja tjetër që e luan të dielën në shtëpi ndaj Dukagjinit. Ai tha se në derbi duhet t’i shfrytëzosh ato pak raste që krijohen, gjë që Drita nuk e bëri kundër Gjilanit.

“Në derbi nuk mund të krijosh shumë, ne kishim dy raste të pastra dhe nuk shënuam. Kundërshtari nga një rast i vetëm arriti të shënoj dhe fitoj. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy skuadrat, që ishim maksimalisht të kujdesshme për të mos pësuar. Fusha nuk na lejoi të luanim shpejtë dhe na penalizoi, por ky nuk është arsyetim. Duhej të shfrytëzoheshin ato pak raste që i patëm”, ka thënë Nuhiu. “Kampionati është i barabartë me të gjitha skuadrat që po tregojnë paraqitje të mira. Kampionati është i hapur, duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për duelin e radhës që na pret”.