Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ardian Nuhiu largohet nga Drita

Ardian Nuhiu - FC Drita

Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu nuk do të jetë më trajner i Dritës. Vetë trajneri e ka komunikuar lajmin përmes një konference për shtyp të enjten në ambientet e klubit.

Largimi i Nuhiut është bërë me marrëveshje të dyanshme, është njoftuar në konferencë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eliminimi nga Kupa e Kosovës në fazën 1/16 ka lënë shije të hidhur te drejtuesit e Dritës. Skuadra nga Gjilani dje u eliminua në shtëpi nga Liria e Prizrenit, që garon në Ligën e Parë, duke u mposhtur 2:1. 

Nuhiu erdhi te Drita në vitin 2018. Fitoi një titull kampioni. E kishte vazhduar kontratën për tre vjet pak muaj më parë.