Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një i akuzuar për sulmin ndaj portierit të Arsenalit

Një burrë është akuzuar për sulm ndaj portierit të Arsenalit, Aaron Ramsdale, pas ndeshjes me Tottenhamin të luajtur të dielën.

Policia në Angli ka konfirmuar se i arrestuari përballet me tri akuza, ndër të tjera edhe për rrahje.

35-vjeçari nga Hackeny do të paraqitet në gjykatë më 17 shkurt.

Ramsdale ishte vendimtar në fitoren 2:0 të Arsenalit ndaj Tottenhamit. Ai pas ndeshjes festoi para tifozëve të Tottenhamit, ndërsa njëri prej tyre u afrua te rrethoja dhe e qëlloi..