Portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale u godit nga një tifoz i Tottenhamit në një moment të turpshëm pas fitores 2:0 ndaj Tottenhamit. Portieri e ka përshkruar rastin si “moment të keq” në një pasdite të paharruar.
Ramsdale po festonte para tribunës jugore. Nxori gjuhën dhe tregoi shenjën e klubit në fanellë. Pati një përplasje me Richarlisonin dhe u krijua një tollovi. Më pas Ramsdale u nis për të marrë shishen dhe një tifoz i Tottenhamit goditi portierin.
“Një tifoz u hodh dhe më dha një grusht të vogël në shpinë”, ka thënë Ramsdale.