Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dënohet tifozi që goditi me shqelm portierin e Arsenalit

Joseph Watts, tifoz i Tottenhamit, u dënua të premten në Gjykatën e Magjistraturës së Highburyt për shqelmin ndaj portierit të Arsenalit, Aaron Ramsdale, në derbin e Londrës veriore.

35-vjeçari u hodh nga tribuna dhe e goditi me shqelm në shpinë portierin anglez, në derbin e muajit të shkuar të cilin e fitoi Arsenali.

Gjatë paraqitjes në Gjykatë, Watts u deklarua fajtor dhe ka thënë se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Ai u ndalua të përcjellë ndeshjet nga stadiumi për katër vjet. Do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme për 12 muaj, do t’ia paguajë 100 funte Ramsdaelit dhe do të bëjë 150 orë në shërbim të komunitetit.

Ai gjithashtu pranoi se ka hedhur katër monedha në fushë gjatë ndeshjes që u luajt më 15 janar.