Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozi i Chelseat nokautohet, pasi provokon kundërshtarët

Një tifoz i Chelseat është nokautuar keq pas derbit të Londrës kundër West Hamit të shtunën. Ndeshja e xhiros së 23-të të Premier Leagues përfundoi 1:1.

Një tifoz i Chelseat pas ndeshjes ka provokuar një grup të tifozëve të West Hamit. Njëri nga tifozët e West Hamit më pas e ka nokautuar keq tifozin e Chelseat, raportojnë mediumet angleze.

Video është postuar në rrjete sociale dhe është shikuar nga miliona persona. Video është postuar në “Barstool Football”.

Kjo faqe ka postuar më pas edhe videon të tifozit të lënduar duke u larguar me një karrocë. Ai shihet me buzën e gjakosur.