Futboll

Përleshje e madhe mes tifozëve të Chelseat e Betisit para finales

perleshje

Tifozët e Chelseat dhe Real Betisit janë përleshur në Wroclaw të Polonisë, para ndeshjes finale të Ligës së Konferencës në këtë vend. 

Kështu ka raportuar policia, ndërsa janë publikuar edhe shumë pamje në rrjetet sociale. 

Ata janë përleshur në qendër të qytetit duke e goditur njëri-tjetrin edhe me karrige e mjete të forta të martën mbrëma. 

Policia ka thënë se përgjigja ndaj këtyre ngjarjeve do të jetë shumë e ashpër. 

Po ashtu ka theksuar se është duke punuar në identifikimin e tifozëve të përfshirë në incident. 

Tre tifozë të ekipit spanjoll janë arrestuar në orët e hershme të së mërkurës. 

Përleshje ka pasur edhe para finales së Ligës së Evropës, mes tifozëve të Manchester Unitedit dhe Tottenhamit. 

“Nuk do të ketë tolerancë për dhunën në rrugë”, ka shkruar në platformën X kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. 

Finalja e Ligës së Konferencës luhet sonte nga ora 21:00.