Real Betisi synon trofeun e parë evropian në histori të klubit. Ekipi spanjoll, që luan finalen e parë evropiane, përballet ndaj Chelseat, skuadrës që ka fituar dy Liga të Kampionëve, dy Liga të Evropës dhe gjashtë tituj të kampionit në Angli. Por te skuadra e Betisit besojnë se kanë shanse për të fituar Ligën e Konferencës.
Ndeshja finale e Ligës së Konferencës është të mërkurën nga ora 21:00. Luhet në stadiumin Wroclaw të Polonisë.
Finalja shënon kulmin e një sezoni të fortë për skuadrën nga Sevilla, e cila përfundoi e gjashta në La liga dhe ka të garantuar një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm, pavarësisht rezultatit të së mërkurës.
Chelsea siguroi një vend në Ligën e Kampio0nëve të UEFA-s pas fitores 1:0 kundër Nottingham Forestit në ndeshjen e fundit të sezonit të Premier Leagues të dielën. Chelsea ka pasur dy ditë më pak për t’u përgatitur sesa kundërshtari, Real Betis.
Chelsea do të përpiqet të ndërpres një seri prej nëntë humbjesh për ekipet angleze kundër kundërshtarëve spanjollë në finalet e garave të UEFA-s.