Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futbollisti anglez akuzohet për sulm

Ivan Toney

Futbollisti i Anglisë, Ivan Toney, është akuzuar për sulm në një klub nate në qendër të Londrës.

30-vjeçari luan për Al-Ahlin në Arabinë Saudite. Ai u akuzua më 31 korrik, pas një incidenti që ndodhi më 6 dhjetor, shkruan BBC të premten.

Ish-sulmuesi i Brentfordit startoi në fitoren 6:4 të Anglisë ndaj Francës, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës. 

Toney është akuzuar për sulm që shkaktoi lëndime trupore.

Ai do të paraqitet në gjykatë më 24 shtator.