Në një mesazh të shkurtër të postuar në Facebook, Kryesia e klubit Trepça '89 ka falënderuar të gjithë për mbështetje dhe ndihmë rreth organizimit të ndeshjes kthyese eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Vikingurit.
Një rresht i këtij postimi është rezervuar edhe për vetëkritikë, e një tjetër për kërkimfalje, që vetë klubi mitrovicas e ka quajtur turp, shkruan sot Koha Ditore.
Në fakt, kampionia e Kosovës është eliminuar turpshëm nga një ekip fshati prej Ishujve Faroe, pas dy humbjeve. Shumë më e rëndë u përballua ajo në Mitrovicë, kur të martën mbrëma Vikinguri fitoi 1:4. Trepça 89 u mposht edhe në Ishujt Faroe, por në atë ndeshje humbi ngushtë, 2:1 dhe bëri lojë shumë më të mirë se rivali.
Kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka, në një intervistë për gazetën ishte më i ashpër se në postimin e bërë në Facebook. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
89-shi ka lënë prapa Championsin, është i vendosur për titull të ri
-
Trepça ’89 lëshon komunikatë me shumë akuza
-
Trepça ’89 kërkon fitoren në tavolinë ndaj Feronikelit 74
-
Te ‘89-shi të pakënaqur me rezultatet, paralajmërohen ndryshime
-
Akuza të rënda të Trepçës ’89 ndaj FFK-së: Kreu i akuzuar për haraç, gjithë kampionati ishte i kurdisur