Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

89-shi ka lënë prapa Championsin, është i vendosur për titull të ri

Rëndë e kanë përjetuar futbollistët dhe drejtuesit e Trepçës '89 humbjen e thellë dhe të papritur nga Vikinguri i Ishujve Faroe, në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Pasi ndeshja e parë e luajtur më 27 qershor në Ishujt Faroe përfundoi 2:1 për vendasit, shpresat ishin të mëdha që kampionia e Kosovës në futboll do të arrinte fitore më 4 korrik në Mitrovicë dhe do të kalonte tutje. Por 89-shi para 12 mijë shikuesve në "Adem Jashari" u paraqit shumë dobët dhe pësoi thellë, 4:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vështirë është kapërdirë kjo disfatë nga gjysmëprofesionistët e Vikingurit prej shikuesve në stadium, por ajo i ka bërë të vuajnë edhe lojtarët e klubit nga "Riza Lushta".

Pas pushimit disaditorë, lojtarët mitrovicas janë kthyer në fushën e blertë për t'u përgatitur për sfidat e radhës. Të parën e kanë të shtunën kur përballen me Besën e Pejës në ndeshjen për Superkupë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.