Eliminimi eventual nga Vikinguri, për trajnerin e Trepçës '89, Zekirija Ramadani dhe për të tjerët në klubin mitrovicas, do të ishte dështim i madh.
Për të mos ardhur deri te ky dështim, trajneri Ramadani kërkon nga lojtarët e tij të bëjnë lojë të disiplinuar, sakrificë dhe luftë sportive deri në minutën e fundit të ndeshjes së dytë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kampionia e Kosovës në futboll ndeshjen kthyese ndaj Vikingurit të Ishujve Faroe e zhvillon të martën nga ora 18:00 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Për të arritur deri te kualifikimi historik, te 89-shi kërkojnë edhe mbështetje masovike të shikuesve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.