Në skuadrën kampione të Kosovës në futboll, Trepça '89, është marrë vendim që për mediat të prononcohen vetëm trajneri, Zekirija Ramadani, dhe kapiteni Shpëtim Idrizi.
Dhe, thelbi i deklaratave të tyre është i njëjtë - janë të bindur se do të kualifikohen në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, me gjithë humbjen të martën mbrëma, shkruan sot Koha Ditore.
Trepça '89 humbi 2:1 në ndeshjen e parë të raundit të parë të zhvilluar në Ishujt Faroe, ndaj kampionit të këtij vendi Vikingur.
Ndeshja e kthimit luhet më 4 korrik në Mitrovicë dhe "xehetarët" nuk shohin problem që të marrin rezultat për të shkuar tutje në këtë garë, që për ta dhe skuadrat kosovare në përgjithësi, është debutim.
Ku flasin për këtë bindje, ata kanë parasysh tre faktorë që sipas tyre i bëjnë favoritë: një - goli i shënuar si mysafirë; dy - ndihma e publikut që pritet të marrin në Mitrovicë dhe tre - dominimi i tyre në ndeshjen e parë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
89-shi ka lënë prapa Championsin, është i vendosur për titull të ri
-
Trajneri i 89-shit: Përgjegjësia për humbje më takon mua
-
Ramadani pret vetëm fitore ndaj Vikingurit
-
“Xehetarët” presin përkrahjen e tifozëve për të bërë hapin e madh
-
Trepça ’89 kthehet nga Sllovenia, optimizëm i madh para debutimit në Champions