Trepça ’89 e ka mësuar kundërshtarin e rrethit të parë të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve.
Kampionia e Superligës së Kosovës për edicionin që e lamë pas, përballë më 27 apo 28 qershor, do ta ketë skuadrën Vikingur të Ishujve Faroe, për të cilën mitrovicasit nuk kanë shumë informacione.
Sidoqoftë, timonieri i “minatorëve”, Zekirija Ramadani, që skuadrën e mori në muajin janar dhe e shpalli kampione të Superligës, thotë se koha është e mjaftueshme për përgatitje, që të arrihen rezultate pozitive.
Pavarësisht kësaj, drejtuesi i klubit, Ramadani, ka thënë se beson te lojtarët dhe cilësia të cilën ata e posedojnë, dhe me pak fat, ky raund do të kalohet pa problem.
Ndeshjen e kthimit skuadra kampione e Superligës do ta zhvillojë më 4 apo 5 korrik, në stadiumin e rinovuar “Adem Jashari” në Mitrovicë.
-
89-shi ka lënë prapa Championsin, është i vendosur për titull të ri
-
“Xehetarët” presin përkrahjen e tifozëve për të bërë hapin e madh
-
Te 89-shi pranojnë gabimin dhe premtojnë ta ndreqin më 4 korrik
-
Trepça ’89 kthehet nga Sllovenia, optimizëm i madh para debutimit në Champions
-
Trepça '89 mëson kundërshtarin e parë drejt Ligës së Kampionëve