Trepça ’89 në vitin 2017 ishte kampione e Kosovës, ndërsa edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 89-shi të premten e humbi ndeshjen e barazhit nga Dukagjini dhe nuk siguroi mbetjen në elitë.
Por në klubin mitrovicas vlerësojnë se përgjegjësinë që edicionin e ardhshëm do të luajnë në kategorinë e dytë e ka dikush tjetër.
“Paturpësia e strukturave të FFK-së shkeli mbi djersën e lojtarëve të Trepçës ’89. Sot, sikur edhe disa herë më parë, ishim të dëmtuar në dy situata. Minuta e 20-të, situatë e volitshme për gol, ngrihet flamuri për pozitë jashtë loje. Xhirimet tregojnë se nuk ishte ofsajd. Dhe në situatën e dytë, në fund të lojës, ishte ndërhyrje për penallti që nuk u akordua. Xhirimi e tregon të kundërtën. Arbitrit me stemë të FIFA-s duhet t’i vijë turp, por ai ka ardhur me direktiva nga kreu i FFK-së. Çka presim më mirë kur kreu i FFK-së është i akuzuar për haraçe”, thuhet në një komunikatë të Trepçës ’89 të publikuar në “Facebook” e që është e mbushur me gabime drejtshkrimore.
“Me keqardhje por krejt ky kampionat është i kurdisur. Kjo nuk ka ndodhur pa dijeninë e FFK-së. Pasi nuk kemi ku të ankohemi në vendin tonë, na mbetet të ankohemi në organet e UEFA-s për parregullsinë e kampionatit si dhe lidhjen e koalicioneve jo parimore në dëm të futbollit kosovar, të cilin me mund të madh e kemi ngritur ku është sot”, shkruan në komunikatën e 89-shit.
-
Rënia e 89-shit lë edhe një qytet të futbollit jashtë Superligës
-
FFK-ja reagon pas akuzave publike për kurdisje të ndeshjeve
-
Regjistrohen ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, përfshirë dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje
-
FFK-ja me reagim të zbehtë për ndeshjet shumë të dyshimta
-
FFK-ja me reagim të zbehtë për ndeshjet shumë të dyshimta