Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Regjistrohen ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, përfshirë dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka regjistruar me rezultatet e arritura në fushë ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës, përfshirë dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje - Ferizaj -Dukagjini dhe Trepça '89 - Prishtina.

Ferizaj dhe Trepça '89 fituan ndeshjet e tyre me gola të dyshimtë.

Si Ferizaj ashtu edhe 89-shi fituan me rezultatin, 2:1 të dielën.

Ferizaj me fitore siguroi barazhin, kurse 89-shi edicionin e ri do të marrë pjesë në Ligën e Parë. Për dy ndeshjet e dyshuara për kurdisje ka nisur hetim.

KG-ja ka hapur procedurë disiplinore për hedhje të gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë.