Ylli brazilian, Neymari do të mbetet te Paris Saint-Germani. Sulmuesi brazilian ka nisur bisedimet me klubin francez për vazhdimin e kontratës.
Kontrata aktuale e Neymarit skadon në vitin 2022.
Klubi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me menaxherin e lojtarit.
Me kontratën e re Neymari do të mbetet te PSG-ja deri në vitin 2026.
Ai është pjesë e klubit francez që nga viti 2017 kur u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro.
Këtë edicion 29-vjeçari në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.