Neymari e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain, pavarësisht spekulimeve që e kanë lidhur me një largim nga kampioni francez.
“Unë dua të qëndroj në PSG. Nuk e di për klubin, sepse ata kurrë nuk më kanë thënë asgjë. Unë kam një kontratë për disa vite këtu. Për momentin, ata nuk kanë thënë asgjë dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, deklaroi Neymar.
Ylli brazilian është lidhur me një largim nga parisienët gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Artikuj të ngjashëm