Sulmuesi Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë, përkundër raportimeve se ai është nxjerrë në shitje nga ekipi francez. Braziliani është i vendosur të mbetet te Parisi edhe sezonin tjetër, pasi ka insistuar se ka kontratë deri në vitin 2025, ka raportuar “L’Equipe” të martën.
Madje, ka paralajmëruar se synimi i tij është ta fitojë Ligën e Kampionëve me fanellën e Parisit. “Kam kontratë me Parisin, të cilën do ta respektoj. Do të mbetem pjesë e Parisit dhe tentoj ta fitojmë Championsin”, ka thënë Neymar.
30-vjeçari iu pati bashkuar Parisit në vitin 2017 nga Barcelona dhe sezonin e fundit ka shënuar 13 gola e ka bërë tetë asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm