Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, dëshiron ta respektoëj kontratën me klubin francez.
Braziliani ka bërë të ditur se nuk po e mendon largimin nga kampioni i Ligue 1. 30-vjeçari ishte lidhur me një largim të mundshëm nga parisienët gjatë kësaj vere.
"Unë jam këtu edhe për tre vjet të tjera, kështu që ndaloni së spekuluari rreth të ardhmes sime”, deklaroi Neymar.
Neymar ka pasur probleme të shumta këtë edicion me lëndimet duke luajtur në 19 ndeshje në Ligue 1. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë pesë asistime.