Braziliani Neymar mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit mund ta shesin Neymarin gjatë afatit kalimtar të verës.
Pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, paraqitjeve të tij të dobëta dhe lëndimeve të shpeshta, e ardhmja e Neymarit mbetet e pasigurt te parisienët.
30-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025. Ylli brazilian këtë edicion ka luajtur në 13 ndeshje në elitën e futbollit francez dhe ka shënuar katër gola.
Neymar ka edhe gjashtë paraqitje në Champions, garë që nuk ka shënuar gol.