Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari vendos të mbetet te PSG-ja

Sulmuesi i Paris-Saint-Germanit, Neymar, ka vendosur të qëndrojë në klub.

Sipas mediave braziliane, sulmuesi do të vazhdojë kontratën me skuadrën parisiene.

Futbollisti ka nisur bisedimet me klubin dhe është afër marrëveshje së re.

Neymari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022. Me kontratën e re, ylli brazilian do të mbetet në Francë deri në vitin 2025.

Ai është pjesë e PSG-së që nga viti 2017-të kur u transferua nga Barcelona. Këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka bërë pesë asistime.