Ylli i PSG-së, Neymar, ka refuzuar mundësinë e rikthimit të klubi i vjetër, Barcelona.
Sipas mediave spanjolle, Neymari ka vendosur të mos rikthehet të klubi katalunas dhe ka nisur bisedimet për kontratën e re me “Parisienët”.
PSG është i hapur që ta rinovojë kontratën e 28-vjeçarit.
Thuhet se Neymar në kontratën e re do kërkojë pagë vjetore prej 30 milionë euro, por gjiganti francez shpreson ta detyrojë ta ulë këtë kërkesë në 25 milionë euro.
Neymar ka kontratë me francezët deri në vitin 2022.