Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar zbulon se kishte tentuar të kthehej te Barcelona

Sulmuesi Neymar ka zbuluar se kishte bërë të pamundurën me të gjitha forcat për t’u kthyer te Barcelona në vitin 2019 por në fund, kthimi i tij në “Camp Nou” dështoj.

Braziliani ishte i lidhur me një kthim te mundshëm te Barcalona nga Paris Saint-Germaini por ishin klubet ato që nuk arritën marrëveshje rreth dëmshpërblimit. Neymar donte të kthehej te Barcelona për t’u ribashkuar me Lionel Messin, i cili para fillimit të këtij edicioni iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë.

“U përpoqa të kthehesha te Barcelona. Bëra të pamundurën për të realizuar një gjë të tillë, por ishte e pamundur. Tani, jam shumë i lumtur që Leo ka ardhur te PSG-ja. Ai është miku im dhe shkojmë shumë mirë me njëri tjetrin”, ka thënë Neymar, i cili iu bashkua PSG-së në vitin 2017 nga Barça për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh.

30-vjeçari ka kontratë me ekipin francez deri n ëvitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Këtë edicion, Neymar ka katër gola e po aq asistime në 16 ndesh