Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona distancohet nga Neymari

Skuadra e Barcelonës nuk e ka ndërmend ta rikthejë Neymarin në ekip për edicionin e ri.

Është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ai që ka insistuar se sulmuesi brazilian nuk bën pjesë në planet e klubit. Pasi dështoi ta rikthejë Lionel Messin, që zgjodhi ta vazhdojë karrierën te Inter Miami në SHBA, ishte raportuar se Barcelona po synon kthimin e Neymarit.\

Megjithatë, Xavi ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se gjithçka ishte vetëm spekulim, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të enjten.

“Më pëlqen Neymari si shok, por te Barcelona kemi prioritete tjera”, ka thënë Xavi. Neymar pritet të largohet nga PSG-ja këtë verë, me ekipin francez që po kërkon të paktën 60 milionë euro për kartonin e tij. 31-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona.

Artikuj të ngjashëm