Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar konfirmon se do të rinovojë kontratën me PSG-n

Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë të ditur se së shpejti do të rinovojë kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germainit.

Neymar ka thënë se po ndihet mirë te ekipi francez dhe për këtë arsye do të vazhdojë të mbetet pjesë e tij edhe për disa vjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Neymar ka kontratë me PSG-n deri vitin tjetër kurse pas rinovimit do të jetë pjesë e klubit të paktën deri në vitin 2024.

“Rinovimi i kontratës me PSG-n, më nuk është çështje. Përfundimisht, ndihem shumë mirë këtu, si në shtëpinë time. Jam më i lumtur se më parë”, është shprehur Neymar 29-vjeçar.

Braziliani është pjesë e ekipit nga Ligue 1 prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Barcelona për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh. Këtë sezon, Neymar ka shënuar 13 gola dhe ka bërë tetë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.