Newcastle Unitedi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori James Maddison. “Daily Express” ka njoftuar të hënën se krerët e klubit kanë përgatitur ofertën e re për ta bindur Leicesterin në lirimin e tij. Për transferimin e Maddisonit në janar, Newcastle do të ofrojë mbi 60 milionë euro.
Leicesteri refuzoi ofertën e Newcastlet në verën e këtij viti prej 50 milionë eurosh pasi kërkonte më shumë për mesfushorin anglez.
25-vjeçari ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka tri gola e një asistim në shtatë paraqitje në të gjitha garat.