Paraqitja e mirë e Kevin Durant dhe Kyrie Irving i siguroi fitoren 115-107 Brookly Nets në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Lindje kundër Milwaukee Bucks.
Durant realizoi 29 pikë e 10 kërcime, ndërsa Irving 25 pikë e tetë asistime. Blake Griffin kishte ndeshjen e karrierës, pasi realizoi 18 pikë e 14 kërcime. Lajmi i keq për Nets mbetet lëndimi i James Harden, i cili luajti vetëm pak sekonda.
Te Bucks nuk mjaftoi Giannis Antetokounmpo, me qendrën greke që ishte efikas me 34 pikë të shënuara dhe 11 kërcime. Antetokounmpo ‘’u tradhtua’’ nga Middleton, i cili shënoi vetëm 13 pikë.
Ndeshja e dytë luhet pas dy ditëve.