Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

76ers fitojnë derbin ndaj Netsave, shkëlqen Embiid

Basketbollistët e Philadelphia 76ers mundën Brooklyn Netsin 110:102 në derbin e NBA që u zhvillua sonte pas mesnate.

Nets janë ende të parët në tabelën e Lindjes me rekord 23-10, ndërsa Sixers zënë vendin e gjashtë me katër fitore më pak, por edhe gjashtë humbje më shumë.

Më meritor për fitoren e mysafirëve ishte Joel Embiid, i cili e mbylli ndeshjen me 34 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim.

Ai pati ndihmë të madhe nga Tyrese Maxey (25p + 7k + 4a) dhe Curry, i cili shënoi 17 pikë dhe pati tre kërcime të tjera dhe gjashtë asistime.

Brooklynin nuk mund ta shpëtonte nga humbja as Kevin Durant dhe James Harden.

Edhe Embidii shkëlqen në një tjetër fitore të 76ers Sport Embidii shkëlqen në një tjetër fitore të 76ers

Harden pati një triple-double (33p + 14k + 10a), ndërsa Durant arriti të njëjtën përformancë shënimi, me gjashtë kërcime dhe katër asistime.