Joel Embiid ka shënuar të paktën 30 pikë dhe 10 kërcime për herën e 13-të rresht.
Një sukses të tillë e arriti në fitoren e Philadelphia 76ers kundër Toronto Raptors, 121:111.
Kareem Abdul-Jabar e mban rekordin për serinë më të gjatë në 16 ndeshje, për Milwaukee Bucksin në vitin 1972.
Embiidi në duelin e fundit regjistroi 31 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime.
Për Philadelphian ishte fitorja e tetë në nëntë ndeshje.
Edhe
Embiidi barazon rekordin e para 51 vjetëve
Ndërkohë, Stephen Curry realizoi tetë trepikësha dhe pati 30 pikë gjithsej në fitoren e Golden State Warriors 129:118 kundër Washington Wizards.
Kampioni në fuqi, Denver Nuggets, siguroi fitoren 122:117 kundër Brooklyn Nets, kurse Sacramento Kings fitoi 120:105 kundër Phoenix Suns.