Joel Embiid ka shënuar 51 pikë ndërsa ka regjistruar edhe 12 kërcime në fitoren e Philadelphia 76ers përballë Minnesota Timberwolves, 127:113.
29-vjeçari bëhet basketbollisti i parë që shënon mbi 30 pikë dhe 10 kërcime në 12-të ndeshje rresht, qëkur këtë sukses e kishte regjistruar Kareem Abdul-Jabbar para 51 vjetësh.
Abdul-Jabbar, megjithatë, e mban rekordin me këto shifra me 16-të ndeshje rresht për Milwaukee Bucksin në vitin 1972.
Embiidi, basketbollisti më i vlefshëm në ligën NBA, ndihmoi skuadrën e tij ta fitojë ndeshjen e shtatë në tetë ndeshjet e fundit.
Ndërkohë, Timberwolvesi e pësoi disfatën e parë në pesë ndeshjet e fundit. Kjo skuadër është lidere në Konferencën e Perëndimit.