Sport

Histori në NBA, ndodh ajo që s’kishte ngjarë qe 45 vjet

Joel Embiid realizoi 70 pikë në Filadelfia, ndërsa Karl-Anthony Towns 62 në Minnesota. Dyshja shtatgjatë bëri bashkë atë që s’ka ndodhur në NBA në më shumë se 45 vjet. Prandaj, 22 janari 2024 është datë historike në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Rekordi u arrit në 18-vjetorin e ndeshjes historike të Kobe Bryantit që pati realizuar 81 pikë për Los Angeles Lakersin.

“Që nga fillimi kur nisa të luaja, Kobe ishte i preferuari im. Ai ishte arsyeja përse nisa të luaja basketboll. Është interesante se në të njëjtën natë ai realizoi 81 pikë dhe ishte lojtari im i preferuar”, ka thënë Embiid.

70 pikët e Embiidit ndihmuan Philadelphian të fitojë 133:123 ndaj San Antonios. Towns me 62 pikë nuk mjaftoi të mposhttë Charlotten që triumfoi 128:125.

Në përgjithësi, ishte hera e katërt kur në një natë në NBA dy basketbollistë realizuan të paktën nga 60 pikë. Hera e fundit kur kjo u arrit ishte më 1978, kur David Thomson realizoi 73 pikë për Denverin e George Gervini 63 për San Antonion.

Image

“Këta djem janë të çmendur”, ka shkruar legjenda LeBron James në Twitter.

70 pikët e Embiidit e bëjnë atë paraqitjen e 12-të më të mirë në histori të NBA-së. Rekordi ngel 100 pikë nga Wilt Chamberlain më 1962.

VIDEO Joel Embiid:

VIDEO  Karl-Anthony Towns: