Joel Embiid është kthyer në parket pas afro tetë muajsh mungesë. Për herë të fundit u paraqit më 22 shkurt.
Ai luajti të premten pas mesnate te Philadelphia 76ers, në ndeshjen e fundit parasezonale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe ishte afër të realizonte dyshifror të trefishtë.
Embiidi, i cili i luajti vetëm 19 ndeshje sezonin e kaluar për shkak të lëndimit, shënoi 14 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime për 19 minuta, në fitoren 126:110 të Philadelphias ndaj Minnesota Timberwolvesit.
Ai i pati edhe tre topa të vjedhur.
76ers e nis sezonin e rregullt në NBA të mërkurën mbrëma, në udhëtim te Boston Celtics.