Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E shtyu gazetarin, Embiid dënohet me tri ndeshje

Joel Embiid

Basketbollisti i Philadelphia 76ers që luan në pozitën e qendrës, Joel Embiid, është suspenduar për tri ndeshje, pasi e ka shtyrë një gazetar.

Basketbollisti më i vlefshëm i vitit 2023 në ligën NBA e kishte shtyrë gazetarin i cili kishte bërë një shkrim kritik që i referohej djalit dhe vëllait të tij të ndjerë. Ka kritikuar edhe formën fizike dhe profesionalizmin e Embiidit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti ka ndodhur pas humbjes 124:107 të 76ersit nga skuadra Memphis Grizzlies, që ishte zhvilluar të shtunën.

Embiidi ende nuk ka luajtur në këtë edicion për shkak të lëndimit në gju.

Në mungesë të Embiidit, Philadelphia e ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë të zhvilluara në këtë edicion.