Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Durant debuton me fitore te Phoenixi

Kevin Durant realizoi 23 pikë në debutim për Phoenix Suns në ligën NBA. Ai kontribuoi në fitoren 105:91 kundër Charlotte Hornets.

Ish-lojtari më i vlefshëm i ligës iu bashkua Sunsit nga Brooklyn Netsi tri javë më parë, por nuk luajti derisa e la prapa lëndimin.

Bashkëlojtari i tij, Devin Booker, shënoi 37 pikë në këtë fitore.

Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics kanë vazhduar me dominim në Konferencën e Lindjes.
Giannis Antetokounmpo i Milwaukee shënoi 31 pikë në fitoren ndaj Orlando Magic, 139:117. Ishte fitorja e 16-të rresht për Milwaukee.

Me këtë fitore Milwaukee Bucks mbetet lider në konferencë.

Jayson Tatum me 41 pikë ishte lider në fitoren 117:113 të Bostonit kundër Cleveland Cavaliersit.

New York Knicks e realizoi fitoren e shtatë të njëpasnjëshme. E mposhti Brooklyn Netsin, 142:118, në “Madison Square Garden”.

Los Angeles Lakersi pa LeBron Jamesin e lënduar fitoi ndaj Oklahoma City Thunderit, 123:117.

Artikuj të ngjashëm