Devin Booker realizoi 47 pikë për ta ndihmuar Phoenix Sunsin të fitojë përballë skuadrës Denver Nuggets, me rezultatin 121:114.
Me fitoren e fundit, Phoenixi tani ka ngushtuar rezultatin 2:1 përballë Denverit, në serinë gjysmëfinale të plejofit të Konferencës së Lindjes.
Booker shtoi edhe nëntë asistime dhe gjashtë kërcime, kurse Kevin Durant realizoi 39 pikë.
Boston Celtics fitoi 114:102 në Philadelphia 76ers dhe ka krijuar epërsinë 2:1 në gjysmëfinalen tjetër të plejofit të Konferencës së Lindjes.
Jayson Tatun shënoi 27 pikë dhe shtoi edhe 10 kërcime për Celtics.
Joel Embiidit të Phillyt iu dha para fillimit të lojës, trofeu i lojtarit më të vlefshëm të ligës NBA.
Edhe
47 pikë të Bookerit në fitoren e Phoenix Sunsit
Embiid më pas ndeshjen e mbylli me dyshifror të dyfishtë prej 30 pikëve, 13 kërcimeve e katër bllokadave.
Ndeshja e katërt tani luhet në “Wells Fargo Center” në Philadelphia të dielën, kurse Sunsi dhe Nuggets takohen sërish në “Footprint Center” në Phoenix, të hënën.