Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuggetsi fiton ndaj Sunsit në gjysmëfinalen e parë

Denver Nuggets e ka fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj skuadrës Phoenix Suns. Nuggets e nisi serinë e gjysmëfinaleve në Konferencën e Perëndimit në NBA me fitoren 125:107 kundër Sunsit.

Jamal Murray shënoi më së shumti pikë për Nuggetsin, 34 gjithsej.

Nga ana tjetër, te Sunsi, Kevin Durant e mbylli ndeshjen me 29 pikë e 14 kërcime, ndërsa Devin Booker shtoi 27 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Në gjysmëfinalen tjetër të Konferencës së Perëndimit, Los Angeles Lakersi e pret fituesin mes Golden State Warriorsit dhe Sacramento Kingsit. Seria është 3:3, ndërsa fituesi do të kalojë tutje.

Gjysmëfinalja e Konferencës së Lindjes nis të dielën pas mesnate, me New York Knicksin që do të jetë nikoqir i Miami Heatit.

Artikuj të ngjashëm