Lideri i Konferencës së Perëndimit, Denver Nuggets, e ka mposhtur San Antonio Spursin me rezultatin 117:106 të premten pas mesnate.
Ishte fitorja e pestë rresht e Denverit, dhe e 11-ta në 12-të ndeshjet e fundit.
Neë Orleans Pelicans regjistroi fitore 112:104 ndaj Los Angeles Clippers.
Ky triumf ka bërë që Pelicans t’i afrohet vendit të katërt, Clippersit, në vetëm dy fitore në vendin e katërt të Konferencës së Perëndimit.
Clippers në vendin e katërt ka 42 fitore e 24 humbje, kurse Pelicans ka 40 fitore e 26 disfata në vendin e pestë.
Phoenix Sunsi shënoi fitore 107:96 në udhëtim te Charlotte Hornets, ndërsa Devin Booker realizoi 21 pikë për vizitorët.
Edhe
Wembanyama me paraqitje spektakolare, San Antonio mposht Oklahoman
Sunsi është i shtati në Konferencën e Perëndimit dhe po e synon top-gjashtëshen, që dërgon direkt në plejof.
Kevin Durant i Phoenixit realizoi 13 pikë.
I duhen edhe 20 pikë për ta kaluar Shaquille O’Nealin që ka realizuar 28 mijë e 596 pikë dhe për të dalë në vendin e tetë në listën e koshashënuesve më të mirë.