Lideri i Konferencës së Lindjes, Boston Celtics, e ka vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive.
Celtics të premten pas mesnate e fitoi ndeshjen e tetë rresht, duke e mposhtur Detroit Pistonsin me rezultatin 129:102.
Jaylen Brown realizoi 33 pikë për Celticsin.
Celtics tani i ka statistikat më të mira në ligën NBA aktualisht me 56 fitore e 14 disfata.
Për skuadrën e fundit në renditjen e Konferencës së Perëndimit, më i miri ishte James Wiseman, që shënoi 24 pikë.
Oklahoma City Thunder e mposhti Toronto Raptorsin 123:103, ndërsa kjo fitore ka bërë që OKC të jetë lider i Konferencës së Perëndimit, para kampionit në fuqi, Denver Nuggets.
Anthony Davis shënoi 23 pikë ndërsa LeBron James kontribuoi me 20 të tjera, përfshirë 11-të në çerekun e katërt, për fitoren e Los Angeles Lakersit në shtëpi kundër Philadelphia 76ers, 101:94.
Indiana Pacers triumfoi me rezultatin 123:111 ndaj Golden State Warriorsit në San Francisco.
Tyrese Haliburton shënoi 26 pikë dhe Pascal Siakam kontribuoi me 25 të tjera për Pacersin, ndërsa Stephen Curry ishte lider i “luftëtarëve” me 25 pikë.
Jaren Jackson Jr shënoi kur kishte mbetur një sekondë para fundit, për t’i dhënë fitoren Memphis Grizzliesit 99:97 përballë San Antonio Spursit.
Victor Wembanyama pati 31 pikë, 16 kërcime, pesë asistime, dy topa të vjedhur e tri bllokada për Spursin.