Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Warriorsi fiton pavarësisht 52 pikëve të Gilgeous-Alexanderit

Warriors

Shai Gilgeous-Alexander i shënoi plot 52 pikë, por sërish nuk dolën të mjaftueshme për liderin e Konferencës së Perëndimit, Oklahoma City Thunder, në duelin ndaj Golden State Warriors.

“Luftëtarët” e fituan në fund ndeshjen e zhvilluar të mërkurën pas mesnate, me rezultatin 116:109.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kanadezi Gilgous-Alexander i shënoi 31 pikë në pjesën e parë, kur skuadra e tij udhëhiqte me 10 pikë dallim, 58:48.

Vendësit pas pushimit, të udhëhequr edhe Andrew Wiggins e Stephen Curry, arritën t’i gëzohen fitores.

Wiggins i shënoi 27 pikë, derisa Curry nga 21 pikët sa i pati në total, 17 prej tyre i shënoi në pjesën e dytë.

OKC prinë në tabelë me 37 fitore e 9 disfata, ndërsa Warriors ka 24 fitore e 23 humbje dhe zë vendin e 11-të.

Formë tejet të mirë në këtë edicion po kalon edhe Cleveland Cavaliers.

“Kalorësit” vazhdojnë të jenë lider në Konferencën e Lindjes, pas fitores ndaj Miami Heatit.

Donovan Mitchell ishte më i dalluari në fitoren 126:106.

Cavaliers në vendin e parë ka 38 fitore e nëntë humbje.

Ndërkohë, vendi i dytë, Boston Celtics, që ka 33 fitore e 15 disfata, e mposhti Chicago Bullsin 122:100.

Kristaps Porzingis i shënoi tetë trepikësha, ndërsa në total i pati 34 pikë.

Fitore shënuan edhe New York Knicks, Indiana Pacers e Los Angeles Clippers.