Oklahoma City Thunder ka ende shumë punë për të bërë, ndonëse është kualifikuar në finalet e ligës NBA për herën e parë që prej vitit 2012.
Kështu ka thënë njëri prej basketbollistëve më të mirë të skuadrës, Shai Gilgeous-Alexander, pas OKC fitoi ndaj Minnesota Timberwolvesit.
Lojtari më i vlefshëm i NBA-it realizoi 34 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime në fitoren 124:94.
Me këtë triumf, Thunderi i fitoi seritë finale në Konferencën e Perëndimit me rezultatin 4:1.
Tani, Thunderi është në kërkim të titullit të parë në NBA.
Në vitin 2012, ishte mposhtur nga Miami Heati.
Për kundërshtar në finale do ta ketë fituesin e Konferencës së Lindjes mes Indiana Pacersit dhe New York Knicksit.
Indiana ka epërsi 3:1.
Gilgeous-Alexander i bashkohet Stephen Curryt, LeBron Jamesit dhe Kobe Bryantit si të vetmit që kanë arritur në finalet e ligës NBA në 20 vjetët e fundit, në të njëjtin vit kur e kanë fituar edhe çmimin “MVP”.