Legjenda e NBA-së, LeBron James, tha se nuk është i sigurt se “çka e pret në të ardhmen”, pasi Los Angeles Lakers u eliminua nga plejofi.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, 41-vjeçari James do të jetë pa kontratë në verë.
Kampioni në fuqi, Oklahoma City Thunder mposht Lakersat me 115:110 për të vulosur triumfin 4:0 në gjysmëfinale e plejofit në Konferencën Perëndimore.
“Kam shumë kohë. Do të kthehem dhe do ta shqyrtoj me familjen. Do të flas me familjen”, ka thënë ylli i basketbollit.
“Bëhet fjalë për procesin, nëse mund të angazhohem që të jem ende i dashuruar me procesin e paraqitjes në arenë pesë orë e gjysmë para një ndeshjeje për të filluar përgatitjet”.
James është realizatori më i mirë në histori të NBA-së dhe ka fituar katër tituj. Ka edhe katër çmime MVP.
Edhe
James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin
“Nuk kam asgjë për të dëshmuar në këtë ligë. I kam arritur të gjitha, i kam parë të gjitha. Faktor motivues mund të jetë përpjekja për të garuar, për të fituar kampionate”, tha James.
Ai i shënoi 24 pikë për Lakersat, kurse Shai Gilgeous-Alexander i realizoi 35 pikë e tetë asistime për Thunder.