Denver Nuggets ka dëshmuar se është favoriti kryesor për të triumfuar sërish në NBA. Kampioni në fuqi e ka fituar ndeshjen e tretë radhazi dhe ka marrë epërsinë (3:2) ndaj Minnesota Timberwolvesit në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.
Nuggets kishte humbur dy ndeshjet e para në shtëpi, por ka bërë kthim të pabesueshëm në tre ndeshjet e tjera. Të martën pas mesnate, Nuggets triumfuan 112:97 në “Ball Arena”.
Më i dalluari te Nuggets ishte qendra Nikola Jokiq me 40 pikë e 13 asistime. U ndihmua nga Aaron Gordon me 18 pikë.
Te Timberwolves, Karl Anthony-Towns luajti me 23 pikë, Anthony Edwards pati 18 e Rudy Gobert shtoi 18 pikë e 11 kërcime.
New York Kincks mposhti 121:91 Indiana Pacersin dhe mori epërsinë 3:2 në gjysmëfinalen të Konferencës së Lindjes.