Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuggets fiton ndeshjen dramatike ndaj Warriorsit

Denver Nuggets ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Golden State Warriors, 130:127, të enjten pas mesnate.

Nuggets ishte në disavantazh prej 18 pikëve kur kishin mbetur edhe shtatë minuta lojë, por e mbylli ndeshjen me seri 25:4, për të triumfuar në fund.

Denveri zë vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa “luftëtarët” janë në vendin e 11-të. Milwaukee Bucks ndërkohë fitoi pas dy disfatave të njëpasnjëshme.

E mposhti San Antonio Spursin me rezultatin 125:121. Giannis Antetokounmpo realizoi 44 pikë për Bucks, ndërsa kontribuoi edhe me 14 kërcime.

Milwaukee është në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. San Antonio që e humbi ndeshjen e katërt të njëpasnjëshme dhe ka fituar vetëm një nga 35 ndeshjet e fundit të kësaj kampanje, është në vendin e fundit në Perëndim.

Artikuj të ngjashëm